Në orën 04:30 të mëngjesit, një i ri është arrestuar nga policia në rrugët e Durrësit, pasi po drejtonte makinën pa patentë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj. 24 vjeç, banues në Durrës.

Ai është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.