Një 20 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi. Bashkë me të është arrestuar edhe një 19-vjeçar grek, pasi të dy janë kapur duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni.

Sipas mediave greke shkruajnë se dy të rinjtë kishin blerë katër doza më kokainë, me peshë 3.5 gram dhe tentuan t’i fshihnin ato në një shtyllë tensioni.

Të rinjtë tentuan të arratiseshin gjatë operacionit policer, megjithatë nuk ia dolën.

Ata ndodhen në burgun e Hallidiki, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.