Një shqiptar 27-vjeç është arrestuar pasi është kapur me një sasi droge në kufi me Greqinë. Sipas një komunikate për shtyp mësohet se janë sekuestruar 130 kilogram marjuanë.
Droga u kap nga policia greke në një zone pyjore në Kostur. Policia ka zbuluar të fshehura 6 çanta dhe 1 thes qe përmbanin 29 pako me 129 kg 970 gram marijuanë.
Mësohet se 27-vjeçari shqiptar ruante zonën ku ishte fshehur droga. Atij iu gjet dhe sekuestrua 1 celular me 1 kartë SIM.





