Specialistët për Krimet kanë arrestuar 28-vjeçarin nga Durrësi, Korado Vezin, i cili akuzohet për vjedhjen e një celulari.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18, ku Vezi i ka vjedhur telefonin tip Samsung Galaxy S2, një shtetasi italian, 44-vjeçarit me iniciale M.C.