Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga policia, mësohet se mëngjesin e sotëm është arrestuar Alberto Markaj, 21 vjeç, për të cilin dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Mark Lleshi, 55 vjeç, banues në Laç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Autorit të dyshuar iu gjet dhe iu sekuestrua arma e zjarrit që ka përdorur, pistoletë model 54.