DURRES, 19 mars 2013- Mbrëmjen e ditës së djeshme, rreth orës 18.00, u bë ndalimi i shtetasit në kerkim Kostas (Mexhit) Manuka, 34 vjeç, banues në fshatin Vadardhë Sukth Durrës.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me datë 18.03.2013 ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi më datë 08.03.2013 ka goditur dhe penguar të marrë fëmijët e saj (sipas ditës së planifikuar) shtetasen R.Q. (bashkëshortja e kunatit të tij, e cila është në proces gjyqësor për divorc), duke e dëmtuar atë me dashje.
Gjithashtu po ditën e hënë me datë 18.03.2013, u plotësua Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për një shtetas 70-vjecar, banues në rrethin e Durrësit, i cili deklaron se ndaj tij ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike djali i tij, shtetasi E.M., 42 vjeç.
Materialet proceduriale për të dyja rastet e dhunës iu përcollën Gjykatës Rrethit Durrës.





