DURRES– Blutë e Tiranës bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin për në D.P.Q Tiranë të shtetasit në kërkim Elvis Petrit Babaliu, 27 vjec, banues në Durrës.

Gjykata  e Rrethit Gjyqesor  Durrës, me vendim penal datë 07.10.2012 ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake“.

Kjo lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 10.08.2012 ne lagjen Nr.16 Durres, ku rreth orës 20.30, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.S., vitlindja 1972, banues në Durrës, në afërsi të dyqanit ushqimor në pronësi të këtij të fundit, lidhur me një konflikt për motive të dobëta (numri i qeseve per sistemimin e produkteve te blera) që kishin pasur pak ditë më parë me këtë shtetas; rast ky i cili është publikuar nga i dëmtuari edhe në emisione televizive apo raportuar pranë institucioneve të larta shtetërore.

Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 11.08.2012 dhe që prej kësaj periudhe mendohet se është strehuar në Tiranë.

Pas shpalljes në kërkim të tij strukturat policore kanë punuar në vazhdimësi në drejtim të mbledhjes së të dhënave mbi vendndodhjen dhe vetëm dje, gjatë ndërhyrjes së kryer u arrit  kapja për llogari të hetimit e këtij shtetasi.