VLORE, 17 mars 2013– Policia e Vlorës ka vënë në pranga të shumëkërkuarin Fabio Zyberaj.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se arrestimi i tij u krye  gjatë një operacioni nga strukturat e Krimeve të rënda.

Sipas policisë, ndaj të pandehurit Gjykata e qytetit të Vlorës kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” me akuzën për plagosje të rëndë.

Kjo masë është vendosur ndaj tij pasi më 30 dhjetor të vitit të kaluar pasi Zyberaj akuzohet se ka plagosur rëndë me automatik Juri Bedinaj.