Një person ka rënë në pranga të policisë së Durrësit.

Ai është Durim Keçi i akuzuar për trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas është kapur nga Drejtoria e Krimit të Organizuar.

Ndërsa emri i tij nuk është i njohur për policinë, sepse ai rezulton të jetë i dënuar me 9 vite burg në Itali.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:

• Durim Keçi 42 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në Durrës.

Keçi ëshë dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale "Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore", "Shkatërrim prone me pasoja të rënda", "Trafikim të lëndëve narkotike", "Krime me armë kundër personit", "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.