Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma është arrestuar, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin italian të shtetasit Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.

Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.