Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Ai ndodhej në kërkim me masë “arresti me burg” dhënë në mungesë si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko më 27 gusht 2019.

Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve për të fshehur gjurmët e krimit.  

Më herët Ilir Selmanit iu dërgua nga OFL formulari i deklarimit të pasurisë. Selmani ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.