Arrestohet një infermiere në Itali, pasi dyshohet se ka vrarë 13 pacientë.

Infermierja 55-vjeçare ka punuar në Repartin e Anestezisë dhe Reanimacionit, në një spital të vogël në qytezën bregdetare Piombino, në Toskanë.

Vrasjet për të cilat akuzohet, kanë ndodhur në vitet 2014 dhe 2015, përmes një ilaçi të dhënë me serum apo injeksion. Mediat italiane thonë se viktimat e infermieres ishin kryesisht njerëz të moshuar me sëmundje të ndryshme.

Sipas po të njëjatve media, policia po monitoronte të dyshuarën prej disa muajsh. Kjo çështje tronditëse ka marrë dhe emërtimin “Vrasësja në pavion”.