Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë në port një shtetas nga Irlanda.
Në pranga ra A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë.
Sipas policisë, ai i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





