Policlia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika. Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tiranë, pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Ndërkohë, Prokuroria ka nxjerrë në total 11 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për abuzimet me ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar.

Sipas hetimeve, abuzimet me ndërtimin e kësaj rruge kapin shifrën e 5 miliardë lekëve të vjetër.

Të gjitha urdhër-arrestet janë firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha, i cili mori këtë detyrë pak javë më parë.

Veç Xhikës, në praga ka rënë dhe Andi Toma, ky i fundit ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.

Në pranga kanë rënë edhe tre biznesmenë, pronarë të tre kompanive të ndërtimit dhe persona të tjerë që kanë bërë kolaudim fiktiv të kushteve të rrugës së ndërtuar Elbasan – Gjinar.