Ish-këshilltari i fushatës presidenciale të Donald Trump, Roger Stone, është arrestuar ditën e sotme në Florida.
Mbi të rëndojnë 7 akuza, ku përfshihen veprime që pengojnë procedim zyrtar, pesë akuza për deklarim të rremë dhe një akuzë për manipulim të dëshmitarëve.
Prokurori special Robert Mueller po heton për marrëveshje të dyshuar mes Rusisë dhe fushatës së Presidentit Trump. Ish-këshilltari i tij, Roger Stone do të dalë përpara gjykatës në Fort Lauderdale.





