Në prangat e policisë së Durrësit ka përfunduar ish-kreu i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”,- njpfton policia e Durrësit.

Ardian Halili u emërua në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Durrësit (sot IMT) më 7 maj 2018 dhe e mbajti këtë detyrë deri në prill 2021.

Në atë kohë, Halili deklaronte se kontrata e punës iu ndërpre nga Bashkia që në fillim të marsit. Nga ana tjetër, bashkia e Durrësit deklaronte se ishte vetë Halili, që dha dorëheqjen.

Ai e mbajti këtë post për rreth 3 vite dhe u zëvendësua nga Dorian Mema, kreu aktual i IMT Durrës.

M.B.