Policia maqedonase shoqëroi në orët e para të mëngjesit ish-ministrin e Transportit Mile Janakieski dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrit, Kiril Bozhinovski.
Dy ish-zyrtarët e qeverisë Gruevski janë shpallur fajtorë për rastin Tanku, për të cilin ish-Kryeministri është dënuar me 2 vite burg.
Po ashtu ata janë nën hetim edhe për 5 raste të tjera korruptive.