Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Gani Shabani, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’.
Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim.
Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona, mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish-ministrit dhe ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish-ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015.