13 nëntor 2015 – Pas një operacioni në shkallë të gjerë të Drejtorisë së Policisë Tiranë, u arrestua një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen në Linzë.
Ai është ish-efektivi i policisë Mirsad Kuçana, 28 vjeç, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë.
Policia njofton gjithashtu se janë kapur edhe disa persona të tjerë për të cilët po punohet në lidhje me ngjarjen, por pa bërë të ditur identitetin e tyre.
Në këtë operacion u angazhuan rreth 200 forca policie (Forcat e Drejtorisë se Policisë Tiranë, Sektori për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale, në bashkëpunim më Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja), të cilat ushtruan rreth 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme të cilat ishin të dyshuara.
Veç Tiranës, kontrolle ka pasur po ashtu edhe në Durrës e në Laç.
Qëllimi i këtij operacioni është kapja e autorëve të vrasjes së 30-vjeçarit Enton Nikaj dhe plagosjes së një shtetasit me iniciale I.G, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Linzë. Operacioni është në vazhdim.
/S.L. portali DurresLajm/