Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap me 60 kg kokainë të pastër në makinën e tij për invalidë, e cila kap vlerën e 8 milion paund. 40-vjeçari Arjan Pasha, i cili pretendon të ketë qenë ish-polic, është dënuar me 18 vjet burg.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij në terminalin Coquelles Channel Tunnel në prill të vitit 2014. Sipas “Lutontday” mësohet se 40-vjeçari e kishte blerë makinën nga Bodrul Chodhury për 60 mijë paund dhe ky i fundit është dënuar me 12 muaj burg, të konvertuara në 160 orë pune papagesë.