SHKUP, 18 prill  2013– Një ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) në Maqedoni është arrestuar sot në mëngjes në një aksion të policisë në Shkup.

Nga informacionet e para të konfirmuara edhe nga MPB bëhet e ditur se i arrestuari është ish-drejtori i shërbimit sekret DSK, Sllobodan Bogoevski.

Siç mësohet, aksioni po vazhdon edhe më tej.  Ndër të arrestuar  janë  edhe dy avokatë si dhe qytetarë të tjerë. 

MPB ka informuar se aksioni ka ndodhur mbrëmë vonë dhe se nuk dihet nëse arrestimet po vijojnë vetëm në territorin e Shkupit.

Ndërkohë, jozyrtarisht mësohet se personat e ndaluar janë të përfshirë në krime financiare me shtetas të huaj nga Sllovenia. 

MPB ka theksuar se pak orë më vonë do të informojë për ngjarjen.