28 korrik 2015 – Kamerierja e cila ishte kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve në Tiranë është arrestuar nga policia.
Mekanizmi që përdorte e ndaluara E. Malaj, ishte një ditë punë për të vjedhur pa armë. 30-vjeçarja me banim në Tiranë e njohur ndryshe si ‘Ela’punësohej në lokal për vetëm një ditë dhe më pas largohej bashkë më xhiron ditore për të mos u dukur më.
Arrestimi i saj erdhi pas disa kallëzimeve të bëra në polici nga pronarë lokalesh që kishin rënë viktima të hajdutes. Nga ana e bluve po punohet për dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale të kryera nga kjo shtetase.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/