Policia e Vlorës ka arrestuar një kamerier nga po i njëjti qytet, pasi akuzohet se ka vjedhur 1000 euro, gjatë kohës që po punonte një hotel në Dhërmi, ku po zhvillohej një dasmë.

Në pranga ra Argentin Hodaj, 39 vjeç nga Vlora.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 1000 eurove në hotelin “S..” në Dhërmi, me pronar shtetasin F.G.

Para të cilat dyshohet se i ka vjedhur në cilësinë e punonjësit “Kamerier” në një ceremoni martesore që po organizohej në këtë vend”, thuhet në komunikatën e policisë.