Pakistan, 15 prill 2014 – Autoritetet policore në Pakistan kanë arrestuar në provincën Punxhab, një person të dyshuar si kanibal.

Muhammad Arif, ështe arrrestuar pasi pas bastisjes së shtëpisë së tij nga oficerët, është gjetur një kokë foshnje.

Bastisja e banesës së tij erdhi pas denoncimit të fqinjëve, të cilët ishin ankuar për shkak të erës së keqe që dilte nga kjo shtëpi.

Muhammad Arif dhe vëllai i tij ishin liruar vitin e kaluar, pas vuajtjes së dënimit me dy vjet burg lidhur me gërmimet e kufomave nga varret dhe ushqyerjes me to.

Për rastin në fjalë, policia tha se Arif i tha policisë se vëllai i tij e kishte sjellë trupin e një foshnje të posalindur nga varret dhe se ata ishin ushqyer me trupin e pajetë.

Policia tha se është në kërkim të vëllait të tij, Ferman Ali.

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/