Itali, 13 korrik 2014 – Këngëtari Italian Gianluca Grignani është arrestuar nga karabinierët këtë të djelë, në Riccione provincë e Rimmini-t.

Grignani ka qënë nën efektin e drogës dhe të alkoolit duke shkaktuar trazira në publik dhe bashkëshortja e tij ka lajmëruar menjëherë karabinierët, por këngëtari milanez jo vetëm që nuk është qetësuar, por ka kundërshtuar forcat e policisë.

Ai është munduar t’iu shpëtojë karabinierëve duke u fshehur në një hotel, por ka qënë i pafat pasi ata e kanë kapur duke i vënë prangat për ta dërguar në rajonin e policisë.

Grignani ndodhet në Riccione për pushime, së bashku me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tyre.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/