GJIROKASTER, 5 prill 2013– Një shtetas sirian është arrestuar nga policia e Gjirokastës pasi akuzohet për vjedhjen e një lokali.

Burime nga policia bëjnë me dije se 18-vjeçari Tahir Haziri kishte hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek dhe më pas ka grabitur një lokal buzë rrugës nacionale në fshatin Subash.

Mësohet se 18-vjeçari sirian ka vjedhur cigare, pije alkolike dhe pije freskuese dhe më pas është larguar.

Pas marrjes së denoncimit nga pronari i lokalit policia ka nisur hetimet dhe pas një pune intensive nga sektori i specialistëve për hetimin e krimeve të hapura në Policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit sirian.