Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK.

Sipas informacioneve, ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pas kërkesës së SPAK me urdhër të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion Berberi është arrestuar së bashku me tre të tjerë.

Mësohet se Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëndesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon.