Ka përfunduar në prangat e policisë drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha, 57 vjeç. Hoxha është ndaluar me urdhër të Prokurores Besjana Sadikaj dhe dyshohet për “shpërdorim detyre”.

Hoxha ishte në detyrë prej rreth 5 muajsh. Ai është drejtori i tretë radhazi i INUV ne Bashkinë Sarande që ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.