Itali, 22 korrik 2014 – Vetëm dy javë më parë Raimond Percja, 34 vjeç dhe dy shqiptarë të tjerë u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Pordenones për një sherr me thika të regjistruar në tetor 2005. Gjithsesi telashet nuk kanë të sosur për Raimon Percjan. Mbi të rëndonte një urdhër arresti ndërkombëtar nga drejtësia italiane, për një dënim prej 16 vitesh burg.
Raimond Percja kërkohej për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje, blerje sendesh të vjedhura, sherre, grabitje me dhunë, trafik klandestinësh, posedim dokumentash false, plagosje të rëndë dhe zhvatje.
Që nga viti 2012 ai ishte larguar nga Italia, ndërsa kishte autorizuar me prokurë avokatin e vet të vazhdonte gjyqet në Itali. Rajmond Percja perdorte pasaporte biometrike false te prodhuar nga sistemi me emrin: Ramon Bebo.
Policia italiane duke përdorur metodat speciale të hetimit në bashkëpunim me Europol-in dhe kolegët holandezë kishte arritur ta identifikonte Edmondin. Kishte zbuluar madje edhe vendin, ku fshihej.
Edmondi u arrestua në qytezën holandeze të Schippol-it afër aeroportit kryesor të Amsterdamit. Pas arrestimit, mbrëmjen e 21 korrikut, me avion u ekstradua në Itali, ku do vuajë edhe dënimin me 16 vite burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





