Policia e Krujës ka bërë të mundur ndalimin e një personi në kërkim.

I ndaluari është L. Leka 42 vjeç, banues në  Burizanë, Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Penal nr. 204, datë 02.06.2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.