Tiranë, 3 shtator 2014  – Policia e Tiranës ka arrestuar sot kreun e komunës Bërzhitë, Genc Drita. Ai akuzohet se i ka marrë 4500 euro ryshfet një biznesmeni. 

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se ky ryshfet është marrë në këmbim të lejes së shfrytëzimit një biznesi. 

Sipas Prokurorisë, Drita u arrestua në kushtet e flagrancës. Ndërkohë mësohet se është arrestuar edhe shefi i tatimeve në komunën Bërzhitë.

Kryekomunari Drita është përzgjedhur në këtë post nën siglën e Partisë Demokratike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/