ELBASAN, 31 tetor 2013 – Një operacion i koduar “Tjetërsimi i pronës”, ka bërë që në pranga të bien kryeplaku i fshatit Kërrabë, të Elbasanit si dhe ekonomisti i komunës “Funar”. 

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot kryeplakun Selim Dulla për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi në bashkëpunim me ekonomistin Hamza Balla, kanë tjetërsuar kufijtë e fshatit Kërrabë e vogël nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. 

Policia bën me dije, se dy të arrestuarit do të ndiqen penalisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës.