Tiranë, 26 gusht 2014 –  Ditën e djeshme, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Ernest Ndue Palukun, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë në Velipojë (Komisariati i Policisë Shkodër). Paluku është arrestuar pasi akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

Nga sa bëhet me dije nga Ministria e Brendshme, punonjësi i policisë ka shfrytëzuar detyrën e tij funksionale. Paluku ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja me inicialet R.M, e cila është paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti. 

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas mbërritjes së shtetases R.M, për të bërë denoncimin, nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por ka shfrytëzuar postin duke i kërkuar asaj favore seksuale. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/