Policia maqedonase ka arrestuar kryetarin e bashkisë minoritare të Pustecit në Pogradec, Edmond Themelko. Lajmi është bërë i ditur nga mediat maqedonase, të cilat thonë se operacioni është kryer sot, por nuk e konfirmojnë zyrtarisht.

Themelko akuzohet për manipulim zgjedhor. Lajmi për këtë doli pas publikimit të rezultateve të operacionit “Titanik”, ku zyrtarë të lartë, akuzohen për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të së drejtës për të votuar.