Fshihte 10 kg kokainë në divan dhe 28 kg marijuanë në vende të ndryshme të vilës, në periferi të kryeqytetit italian, Romë.
Në prangat e policisë italiane ka rënë 33-vjeçarja M.S., të cilën mediet e vendit fqinjë e etiketojnë si “lady cocaina”.
Karabinierët kishin kohë që e mbanin në vëzhgim gruan, që kishte zgjedhur ta fshihte lëndën narkotike pikërisht nën divanin e dhomës së ndenjes.
Në shtëpi, veç kokainës dhe marijuanës, karabinierët kanë zbuluar edhe materiale për ndarjen e lëndës narkotike në doza, për paketimin e saj si dhe dy peshore.