Një mace, e cila po transportonte tre telefona celularë në një burg të Sao Paolos në Brazil, është “arrestuar”.
Ngjarja e pazakonshme është shënuar ditën e martë, kur një roje sigurie vuri re që macja po ecte me shumë vështirësi në hapësirën e burgut.
U zbulua që macja kishte qenë e trajnuar për të bërë furnizimet për të dënuarit.
Misioni i saj ishte krejt i veçantë, duhet të dorëzonte tre telefonat celularë tek shitësit e drogës, të burgosur, me qëllim që ata të merrnin drejtimin e trafikut të drogës, duke dhënë urdhra nga brenda qelisë nëpërmjet telefonit.
Mediet braziliane raportojnë se ka pasur një bum kërkesash për adoptim të kësaj maceje me aftësi të veçanta.





