30 shtator 2015 – Arrestohet hajduti i shtëpive dhe dyqaneve në rrethin e Shijakut, dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër.

Vullnet Koloveri, 20 vjeç, banues në Sukth ra në prangat e efektivëve të Shijakut ditën e martë, më 29 shtator, e në të njëjtën kohë ka filluar procedimi penal dhe po punohet për kapjen e 27-vjeçarit A.P., po nga Sukthi.

Në sajë të veprimeve hetimore profesionale, specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë të mundur dokumentimin e katër rasteve të vjedhjeve të banesave dhe dyqaneve. Rezulton se vjedhjet janë realizuar gjatë muajit shtator nga dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata kanë arritur të vjedhin në total 465.000 lekë, si dhe sende të ndryshme me vlerë.

Rastet e vjedhjeve:

Më datë 06.09.2015, në Manëz kanë vjedhur banesën e shtetases Xh.F. 20 vjeçe, ku kanë marrë një televizor plazma dher një laptop.

Më datë 09.09.2015, në Hardhishtë kanë vjedhur banesën e shtetasit D.R. 49 vjeç, ku kanë marrë 40 000 lekë, një orë dhe një unazë.

Më datë 18.09.2015,në Shijak kanë vjedhur lokalin e shtetases L.M. 42 vjeçe, ku kanë marrë një shumë prej 25.000 lekësh.

Më datë 21.09.2015,në Sukth, kanë vjedhur dyqanin e shtetases V.O. 50 vjeçe, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme si dhe 400.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

/S.L. portali DurresLajm/