VLORE, 12 maj 2013– Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda ka arrestuar Malush Halimin, banues në Vlorë, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye pasi në bashkëpunim me persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali, ka tentuar të trafikojnë marijuanë duke përdorur si korrierë agjenci udhëtimi.

Nëpërmjet tyre dërgonin në drejtim të shtetit fqinj. Gjatë operacionit të koduar "Porositë", u sekuestruan 5 kg marijuanë të cilat ishin fshehur brenda tubave metalike te 2 tenda dielli.

Falë hetimeve për këtë grup janë dokumentuar 4 raste të trafikimit të drogës në mënyra të ndryshme dhe pritet që shumë shpejt të prangosen edhe anëtare të tjerë në Shqipëri dhe Itali.