Është arrestuar nga policia e Torinos gjyshja trafikante, e cila është kapur me 20 kg drogë në makinën e saj “Fiat Punto”.
Marianna Liberatore, 74 vjeçe, është bllokuar nga agjentët e policisë, pas dënimit që drejtësia italiane ka dhënë ndaj saj me 9 vite burgim për trafik droge më 11 korrik 2017, raporton “La Repubblica”.
Në shtator të vitit 2007, e moshuara u ndalua në portin e Ankonas me 20 kg heroinë, e ndarë në 35 paketime dhe e fshehur në papafingon e automjetit, me të cilin kishte mbërritur në portin e Ankonës, pasi ishte nisur nga Durrësi.
Arrestimi i “gjyshes narkos”, siç etiketohet nga mediat lokale, çoi më pas në operacionin “Qielli i Kaltër” i drejtuar nga Policia e Katanias, që shkatërroi një organizatë e përbërë me shumicë nga shqiptarë dhe, që merrej me trafik ndërkombëtar droge e armësh.
Marianna Liberatore ishte punësuar nga kjo organizatë si korriere droge.





