Një 32-vjeçar, emigrant nga Maroku, është arrestuar nga policia e Parmës në Itali, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së një shtetasi shqiptar që ndodhi tetorin e kaluar në një lokal në Romë.

Personi i dëmtuar nga kjo ngjarje është një shtetas shqiptar, i cili natën e 18 tetorit, teksa ndodhej brenda një lokali të qytetit në shoqërinë e një shoku të tij, u sulmua nga një person i paidentifikuar, i cili më pas u zbulua se ishte shtetasi maroken. Sipas burimeve policore, sulmuesi, pas një debati të ndodhur pak më parë për arsye të parëndësishme, e ka shtyrë dhe më pas me thikë ka sulmuar të dëmtuarin me gjashtë goditje në fytyrë, qafë dhe fyt.

Emigranti shqiptar, pavarësisht plagëve të marra, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të kërkojë ndërhyrjen e policisë. Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë të mundur marrjen e elementeve të dobishme për të kryer hetimet dhe identifikimin e personit.

Pas këtij episodi, biznesi u mbyll për 7 ditë me urdhër të policisë. Më vonë, hetimet si dhe marrja e dëshmisë nga personi i dëmtuar, ashtu edhe nëpërmjet shikimit të pamjeve të sistemeve të vëzhgimit me video, bëri të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj një 32-vjeçari me origjinë nga Maroku, me precedentë të shumtë penalë. Ai u arrestua në Campegine (RE) – Caprara në bashkëpunim me personelin e Skuadrës Fluturuese të Reggio Emilia dhe u dërgua në burgun e Parmës, për ekzekutimin e dispozitës kufizuese, e lëshuar nga autoriteti gjyqësor.

Gjatë ekzekutimit të urdhrit të ndalimit, atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej rreth 100 gram lëndë narkotike e llojit hashash në posedim të një tjetër bashkatdhetari të subjektit nën hetim,.