Është arrestuar nga Policia e Shtetit, Marsida Qatja. Arrestimi i Qatjas është bërë para 10 minutash në lagjen nr.4 në Kavajë, raporton "Dosja".

Ditën e shtunë, në një intervistë, Qatja rrëfeu se ishte e përfshirë në trafikun e drogës dhe se vrasja e 10 tetorit, ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit.

Intervista

Marsida si është gjendja juaj pas ngjarjes së ndodhur rreth dy javë më parë?

Unë jam shumë mirë bashkë me fëmijët e mi.
Për të gjithë ata që janë në merak.

Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë?

Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë.

Janë individ që të kanë përkrahur ty?

Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg.

Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin?

Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje.