U premtonte, nëpërmjet platformave online, karta të klonuara bankare, në këmbim të vlerave monetare, vihet në pranga një 23 vjeçar ne Tirane.
Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Policia njofton se u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin Shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke ju reklamuar se do ju shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me keste.
Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.
Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.





