14korrik 2015 – Lorenc Qehaj, 27 vjeç, nga Shijaku, u arrestua sot pasdite me armë. Policia kishte marrë informacion se ai kishte armatim në një banesë në lagjen 8 të Durrësit dhe ka ushtruar kontroll. Aty iu gjetën 2 automatikë model 56, 41 fishekë pistolete kalibri 9 mm dhe 58 fishekë automatiku kalibri 7.62 mm. Qehaj u prangos në flagrancë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/