Akil Nerjaku është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa ende nuk ka detaje nga ky operacion, por mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë.

Akil Nerjaku nuk është emer i panjohur për policinë. Ai është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe është liruar më pas nga gjykata.

Akil Nerjaku ka qenë shënjestër e një atentati me snajper që dështoi në zonën e plazhit në Durrës, në shtator të vitit të kaluar

Në atë kohë Nerjaku ka qenë duke lëvizur në këtë zonë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ku autorët kanë qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo ai ka dalë nga automjeti tip G-Class.

Plumbi nuk ka e kapur shënjestrën, por ka përfunduar në një automjet që ndodhej i parkuar, me targa të huaja.