Arrestohet me urdhër të SPAK drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar edhe E. Dautaj, ish-oficerja e OPGJ si dhe avokati R. Çela.
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht.