Itali, 26 mars 2014 – Siti prestigjoz sportiv italian “Tutto sport” raporton se karabinierët arrestuan Mehmet Hysën 44 vjeç, ish presidentin e klubit të futbollit “Derthona Calcio”. Ky klub futbolli i përket qytetit të Tortonës në Rajonin e Piemontit dhe është themeluar në vitin 1908. Mehmeti u arrestua, sepse ai shkonte të luante në slot machine në një lokal lojërash fati dhe sa herë, që humbiste, fillonte të shante e të kërcënonte pronarët e lokalit. Ai i shante, i akuzonte se ia kishin manipuluar makinetën e lojës, me qëllim që ai të humbiste. I kërcënonte se do t’ua digjte lokalin dhe se do t’ua priste kokën. Në një rast kishte rrahur edhe njërin nga pronarët e lokalit duke i thyer kockën e hundës dhe dy brinjë. Me të tilla mjete të dhunshme Mehmeti Hysa u kishte zhvatur mbi 2 000 euro pronarëve të lokalit. Pasi ata bënë denoncimin, karabinerët e arrestuan menjëherë dhe e dërguan në burgun lokal.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





