MILANO, 23 prill 2013– Një mësues piano 54 vjeç u arrestua nga policia e Milanos për sulm seksual ndaj tre studenteve femra të moshës 12 vjeçare. 

54 vjeçari jetonte me gruan e tij dhe djalin  në një provincë të Milanos dhe mësimet i zhvillonte në shtëpinë e tij apo të viktimave. 

Një njeri që nga të gjithë ishte i besuar. E mjaftueshme kjo për ti lejuar fëmijët pa merak, djem dhe vajza të cilët ndajnë një pasion për muzikën. 

Në vend të kësaj, mësuesi i pianos, pas akuzave të konfirmuara doli që ishte një pedofil. 

Një përbindësh që ka përfituar nga profesioni për të abuzuar me fëmijët e pambrojtur. 

Mësuesi, u arrestua të shtunën në mëngjes pas një hetimi që filloi në dhjetor të vitit 2012, pas raportimit të prindërve të vajzave 12-vjeçare, të cilat rrëfyen se ato kishin qenë "ngacmuar" nga mësuesi.

Pas një urdhër kërkimi në shtëpi, i cili çoi në 'identifikim e një liste të studentëve, hetuesit kanë mbledhur kaseta të regjistrimit në mesin e të afërmve të mësuesit të arrestuar, të cilat pjesërisht konfirmojnë akuzat. 

Përcaktuesit e gjithë kësaj historie të dhimbshme, ishin tregimet e tre vajzave të dëgjuara në një seancë dëgjimore të mbrojtur. 

Një rast, i veçantë, daton në vitin 2007 (në kohën kur viktima ishte 12 vjeçe) dhe deri para disa muajsh.