Guo Wengui, një miliarder kinez i larguar nga vendi dhe me lidhje biznesi me manjatin amerikan të mediave Steve Bannon, është arrestuar me akuza federale jashtë Nju Jorkut.
Guo dhe Bannon kanë qenë nën hetim në lidhje me GTV Media Group, akuzuar më parë për shkelje të ligjeve të letrave me vlerë. Miliarderi kinez ka arritur të përfitojë përmes mashtrimit një shumë ta majme prej 1 miliard dollarësh.
Sipas hetimeve, Guo Wengui ka blerë një rezidencë 50,000 metra katrorë, një Ferrari prej 3,5 milionë dollarësh dhe madje dy dyshekë prej 36,000 dollarësh dhe ka financuar një jaht luksoz për 37 milionë dollarë.
Guo, i njohur gjithashtu si Ho Wan Këok, akuzohet se bashkë me këshilltarin e tij financiar Kin Ming Je, kanë kryer “mashtrime të shumta të ofertave”, një vepër penale e lidhur me shkeljen e letrave me vlerë, duke përvetësuar miliona dollarë.
“Prej prillit 2020, Guo ka kryer oferta mashtruese të letrave me vlerë që kanë mbledhur kolektivisht të paktën qindra miliona dollarë nga investitorët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Pa e ditur ata investitorë, Guo dhe këshilltari i tij financiar, Je, shpërdoruan një pjesë të madhe të fondeve të mbledhura për të pasuruar veten dhe familjarët e tyre”, thuhet në ankesën e Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve.





