Një shtetas iranian, pjesë e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë, është arrestuar, pasi ka ngacmuar seksualisht një djalë 11 vjeç.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e diel në Fushë-Mëzez mbrapa “Casa Italia”-s, te pallatet ku janë strehuar rreth 200 shtetas iranianë, raporton tv “Klan”.

Sipas dëshmisë së të miturit, muxhahedini Mousa Jaberifar, 35 vjeç, i ka kërkuar që t’i blinte një bukë dhe t’ia dërgonte në apartament, më pas ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie me të. Pas shumë përpjekjeve, 11-vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmërojë familjen.

Ndërsa 35-vjeçari e ka mohuar ngjarjen, pa dhënë shumë shpjegime.

Ai është me kombësi iraniane, beqar dhe me leje të rregullt qëndrimi në Shqipëri.