Reperi i njohur me emrim Mozzik është arrestuar mbrëmjen e së martës në aeroportin e Prishtinës, nga Policia e Kosovës. Ai u arrestua nga Policia Doganore dhe më pas u dërgua në paraburgim për 24 orë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale reperi publikoi një orë të markës së njohur Richard Mille, të cilën e quajti dhuratë para ditëlindjes. Njëra nga orët mbart me një vlerë të konsiderueshme e cila kap shumën reth 1.5 milionë euro.

Arrestimi i Mozzik u bë në kuadër të hetimeve për ligjshmërinë e prejardhjes së këtyre sendeve luksoze.





